Hiking me fëmijë dhe familje tek Liqeni i Shutmanit Liqeni i Shutmanit është një nga liqenet më të mëdhenj që shtrihet në Malet e Sharrit - Kosovë. Ky margaritar ujor, i cili ndodhet në pjesën jugore të fshatit Brod, duket si një oaz i vendosur në një reliev kodrinor dhe është një terren për ecje shumë i përshtatshëm edhe për fëmijë.
Hiking dhe Kamping në çatin e Kosovës - Maja e Gjeravicës Të jesh në maje të Kosovës dhe i rrethuar nga pamja mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës mund të sigurojë, mund të duket si një ëndërr, por na besoni, është e vërtetë. Gjeravica është një nga shëtitjet më të bukura në malet e Kosovë; në të njëjtën kohë është maja më e lartë në Kosovë me një lartësi mbidetare (2656m). Gjatë ngjitjes deri në maje, do të hasim shumë liqene akullnajore, liqeni i Gjeravicës është liqeni më i madh dhe qëndron nën maje, reflektimi i majës në liqen jep një pamje madhështore. Origjina e liqenit është nga lumi Erenik, është aq i madh sa aty mund edhe të shijojmë notimin.
Hiking, Maja e Madhe Artanë Hiking, Maja e Madhe Artanë
- Të diellën me 07.02.2021, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Komunen e Artanës. Kjo është një ecje rekreative dhe mjaftë atraktive sepse do të vizitojmë edhe Kalanë e lashtë të Artanës
Kamp trajnues për fluturime XC Ky kamp është krijuar për pilotët me pak ose aspak përvojë në fluturime XC, synon të prezantoj pilotët në fluturime Cross Country me paragglajd.