Via Ferrata Panorama në Grykën e Lumbardhit - Prizren
Aventurat - Prizren
Filloje ditën n`shoqni të lindjes së diellit derisa ngjitesh shkëmbinjve të Grykës së Lumbardhit, kur arrin në cak mbushi sytë dhe shpirtin me pamjet e Sharrit Madhështor, e pastaj ec deri në Kalanë e Prizrenit, dhe përfundoje aventurën në Shatërvan duke shiju një çaj apo kafe buzë Urës së Gurit.
Via Ferrata Panorama gjindet 4.5 km larg nga qendra e qytetit të Prizrenit, në brendësi të grykës së Lumbardhit. Via Ferrata Panorama është një atraksion bjeshkatar (shteg i siguruar me kavo metalike dhe elemente të tjera përcjellëse) nga ku mund të shijoni ngjitjen në murin e madh verior të grykës së Lumbardhit.
Të dhëna teknike:
Gjatësia e shtegut të siguruar: 510M.
Disniveli: 185M.
Kohëzgjatja e eksperiencës: 1-2h.
Kohëzgjatja e shtegut të kthimit: 40 min.
Pagesa prej 25Eur përfshin:
- Paisje për ngjitje
- Udhërrëfyes
- Transport nga Prishtina në Prizren dhe anasjelltas.
Numri minimal i biletave që mund të rezervoni:
5 bileta
Çmimi për biletë nga: 25.00€