Via Ferrata Deçani Via Ferrata ``Deçani``, ndodhet ne Gryken e Deçanit ne kilometrin e 4, eshte via ferrata me e re ne Kosove dhe ofron pamje spektakolare te Bjeshkeve te Nemuna dhe Maleve te Sharrit. Eshte ne faqe jugore dhe kjo mundeson qe te jete e qaseshme gjate pjeses me te madhe te vitit.
Hiking dhe Joga në Majën e Skarpës Një aventurë dimëror diku në male me dëborë është ajo çka na duhet. Bashkohuni me ne për shëtitje dhe yoga në Skarpa Peak. Maja Skarpës ndodhet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e vargmaleve të Sharrit, ka një terren mesatarisht të vështire dhe në lartësi mbidetare 2476m. Gjatë rrugës për në majë do të keni mundësi të shihni, ``Vertopi`` ``Maja e Zeze``, Liqeni i Karanikolles ``, dhe të gjitha majat e ``via Dinarica``.
Via Ferrata Marimangat Via Ferrata Marimangat është e gjatë 1 km dhe merr kohë rreth 3 deri në 4 orë deri në përfundim. Kalon nga ura Tibetiane që është 40 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë. Konsiderohet si ``e vështirë`` dhe sugjerohet të keni eksperiencë paraprake.
Cmimi: 60 Euro per nje person; 30 Euro per person per grupet prej 2 personash; 20 Euro per person per grupet prej 3 ose me shume personash.