Fundway hiking retreat / Maja e Oshlakut Aventurat - Bjeshkët e Sharrit
Ecja në kurriz të Oshlakut ofron një nga ecjet më panoramike në bjeshkët e Sharrit
Ejani t`i bashkoheni një eksperience unike hikingu, ku do të eksplorojmë shtigje magjepsëse të Bjeshkëve të Sharrit, do të shijojmë ajrin e pastër dhe pamjet mahnitëse të natyrës.
Një ditë plot energji pozitive, shoqëri të mirë dhe momente të paharrueshme ju pret!
- Nisja nga Prishtina,
- Koha totale e ecjes: 5 orë,
- Lloji i terrenit: Ecje e me vështërsi mesatare,
- Gjatësia e shtegut: 12km me 800m ngjitje.
Çka përfshihet në këtë aktivitet:
- Ecja në Majën e Oshlakut, qëndrimi në majë për rreth 2 orë dhe kthimi pas,
- Guida profesionale për ecje malore.
Veshja e rekomanduar:
- Çizme për bjeshkë (Cokulla) ose Patika për bjeshkë (trail shoes),
- Rroba të lehta (maicë, duks, jakne për shi), syze, kapele,
- Krem për mbrojtje nga dielli
Çka duhet të merrni me vete:
- Ujë 2 litra (zona nuk është e pasur me burrime uji), sigurohen nga Fundway,
- Ushqim për një ditë, sigurohet nga Fundway,
- Fruta të thata, bajame, energy bars, peme etj
Fundway: 0.01€
Shto në shportë
Share this product:
Lista e pjesëmarrësve:
Produkte të ngjajshme
Ngjitje në majen e Piribregut në Bjeshkët e Sharrit Të dielen me 01. 11. 2020 grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Piribregut, 2524m lartësi mbidetare.
Via Ferrata Mat Via Ferrata Mat është e gjatë 500 metra dhe shtrihet horizontalisht. Merr kohë rreth 1 orë e gjysmë të kompletohet. Konsiderohet si ``e lehtë`` dhe nuk kërkon eksperiencë paraprake.
Hiking dhe Joga në Majën e Skarpës Një aventurë dimëror diku në male me dëborë është ajo çka na duhet. Bashkohuni me ne për shëtitje dhe yoga në Skarpa Peak. Maja Skarpës ndodhet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e vargmaleve të Sharrit, ka një terren mesatarisht të vështire dhe në lartësi mbidetare 2476m. Gjatë rrugës për në majë do të keni mundësi të shihni, ``Vertopi`` ``Maja e Zeze``, Liqeni i Karanikolles ``, dhe të gjitha majat e ``via Dinarica``.