Via Ferrata Weekend në Kosovë Aventurë dhe kujtime të veçanta në Via Ferrata fundjavën tuaj në Kosovë. Shijoni dhe përjetoni aventurën në Pejë, Deçan dhe Prizren!
Via Ferrata Marimangat Via Ferrata Marimangat është e gjatë 1 km dhe merr kohë rreth 3 deri në 4 orë deri në përfundim. Kalon nga ura Tibetiane që është 40 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë. Konsiderohet si ``e vështirë`` dhe sugjerohet të keni eksperiencë paraprake.
Cmimi: 60 Euro per nje person; 30 Euro per person per grupet prej 2 personash; 20 Euro per person per grupet prej 3 ose me shume personash.
Via Ferrata Mat Via Ferrata Mat është e gjatë 500 metra dhe shtrihet horizontalisht. Merr kohë rreth 1 orë e gjysmë të kompletohet. Konsiderohet si ``e lehtë`` dhe nuk kërkon eksperiencë paraprake.
Hiking, Maja e Madhe Artanë Hiking, Maja e Madhe Artanë
- Të diellën me 07.02.2021, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Komunen e Artanës. Kjo është një ecje rekreative dhe mjaftë atraktive sepse do të vizitojmë edhe Kalanë e lashtë të Artanës