Via Ferrata Marimangat Via Ferrata Marimangat është e gjatë 1 km dhe merr kohë rreth 3 deri në 4 orë deri në përfundim. Kalon nga ura Tibetiane që është 40 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë. Konsiderohet si ``e vështirë`` dhe sugjerohet të keni eksperiencë paraprake.
Cmimi: 60 Euro per nje person; 30 Euro per person per grupet prej 2 personash; 20 Euro per person per grupet prej 3 ose me shume personash.
Kamp trajnues për fluturime XC Ky kamp është krijuar për pilotët me pak ose aspak përvojë në fluturime XC, synon të prezantoj pilotët në fluturime Cross Country me paragglajd.
Via Ferrata Deçani Via Ferrata ``Deçani``, ndodhet ne Gryken e Deçanit ne kilometrin e 4, eshte via ferrata me e re ne Kosove dhe ofron pamje spektakolare te Bjeshkeve te Nemuna dhe Maleve te Sharrit. Eshte ne faqe jugore dhe kjo mundeson qe te jete e qaseshme gjate pjeses me te madhe te vitit.
Via Ferrata Panorama në Grykën e Lumbardhit - Prizren Filloje ditën n`shoqni të lindjes së diellit derisa ngjitesh shkëmbinjve të Grykës së Lumbardhit, kur arrin në cak mbushi sytë dhe shpirtin me pamjet e Sharrit Madhështor, e pastaj ec deri në Kalanë e Prizrenit, dhe përfundoje aventurën në Shatërvan duke shiju një çaj apo kafe buzë Urës së Gurit.