0
X Trailers
Prishtina Trails 2021
Aventurat - Prishtina

Prishtina Trails është garë e vrapimit malor që organizohet nga X-Trailers me 10 tetor 2021

Edicioni i tretë i Prishtina Trails mbahet me 10 tetor 2021. Këtë vit gara organizohet në tri diciplina: 20k, 50k, dhe 100k. Vrapuesit do të nisin dhe përfundojnë garën në Gërmi, në Prishtinë. Informatat e detajuara i gjeni në kanalet online të Prishtina Trails (www.prishtinatrails.com) dhe në media sociale. Pas regjistrimit tuaj në KosovaPass, do të pranoni të gjitha informatat dhe udhëzimet e duhura nga organizatorët e garës. Numri i vrapuesve është i kufizuar. #Vrapopërmendjentane
 
Vlerësimet
(nga 23 vlerësime)
Great run, great organization, and great people!
25/10/2021, Roland Bartetzko
Ka qenë një wxperiencë e mirë
25/10/2021, Sabri Gashi
E mrekullueshme
25/10/2021, Lulzim Ahmeti
Organizim i hatashëm!
25/10/2021, Fatos Vllahinja
Ishte hera pare personalisht, organizimi ne nivel, kenaqesi me qen pjese e ketij eventi.
25/10/2021, Blerim Haliti
JU LUMTEEE!!!!!
25/10/2021, Rita Zeqiri
Gare shume e mire perjashtimisht qe konkurenca ishte jo e madhe dihet shkaku i pandemis shtegu i mire pa ndonje rrezik te madhe per ndonje lendim gjate vrapimit kishte pika te mjaftushme furnizimi edhe orjentimi ne shteg ishte ne nivelin e duhur organizimi ishte kësaj here perfekt uroj qe edhe herave tjera te jeni keshtu ne nivelin e till te oraganizimit . Per mu veqanerisht ishte vrapim i organizuar fort mire . Prandaj ju uroj per organizimin e gares edhe shpresoj ta beni vjetore te njejten . Shihemi ne garat tjera te organizuara nga ju. Me respekt.
29/10/2021, Naim Foniqi
Pershendetje. Organizimi ka qene shume shume i mire. Kurse arsyeja pse po ua jap kater yje eshte shkaku i medales shume te dobet ne dizajn dhe material.
28/10/2021, Dorlir Kraja
Super eksperience!
25/10/2021, FISNIK LLUGALIU
Organizimi super, vetem kam prite foto ma te mira!
25/10/2021, Dren Ibrahimi
Great organization, friendly faces everywhere. Enough refreshment stations.
25/10/2021, Metodi Chilimanov
+
09/12/2020, Ardian Veliu
E mrekullueshme!
31/10/2021, Adriana Kabashi
Prishtina Trails ishte gara ime e parë me 20 km. Ishte sa sfiduese (sepse kushtet atmosferike i kam menduar si pengesë para se ta filloja vrapin) por aq edhe kënaqësi e pafundme (sepse kur e kryen garën e kupton që gjithcka ka qenë në nivel dhe është dashur ta menaxhosh veç vetëveten e jo rrethanat tjera.). Më ka pëlqyer pozitiviteti dhe përkrahja e vullnetarëve të çdo CP si dhe kujdesi që kanë treguar ndaj nesh. Mendoj që në çdo garë, një pikë që duhet të jetë më e fortë nga të gjitha, janë njerëzit në rolin e vulletarëve sepse ta bëjë garën më interesante dhe më pak të lodhshme.
25/10/2021, Liridona Shehu
Produkte të ngjajshme
Via Ferrata Deçani
Via Ferrata ``Deçani``, ndodhet ne Gryken e Deçanit ne kilometrin e 4, eshte via ferrata me e re ne Kosove dhe ofron pamje spektakolare te Bjeshkeve te Nemuna dhe Maleve te Sharrit. Eshte ne faqe jugore dhe kjo mundeson qe te jete e qaseshme gjate pjeses me te madhe te vitit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Panorama në Grykën e Lumbardhit - Prizren
Filloje ditën n`shoqni të lindjes së diellit derisa ngjitesh shkëmbinjve të Grykës së Lumbardhit, kur arrin në cak mbushi sytë dhe shpirtin me pamjet e Sharrit Madhështor, e pastaj ec deri në Kalanë e Prizrenit, dhe përfundoje aventurën në Shatërvan duke shiju një çaj apo kafe buzë Urës së Gurit.
nga: 25.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Marimangat
Via Ferrata Marimangat është e gjatë 1 km dhe merr kohë rreth 3 deri në 4 orë deri në përfundim. Kalon nga ura Tibetiane që është 40 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë. Konsiderohet si ``e vështirë`` dhe sugjerohet të keni eksperiencë paraprake. Cmimi: 60 Euro per nje person; 30 Euro per person per grupet prej 2 personash; 20 Euro per person per grupet prej 3 ose me shume personash.
nga: 60.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Zip Line
Zip line ndodhet në Grykën së Rugovës, vetëm 4 kilometra larg nga qendra e qytetit te Pejes. Ka gjatësi 650m dhe zgjatë rreth 1 minutë e 20 sekonda.
nga: 10.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet