0
NOMAD
Hiking - Liqeni i Kuqishtes dhe Drelaj në Rugovë
Aventurat - Bjshkët e Rugovës

Ecja në Liqenat, liqeni i Kuqishtes dhe Drelaj në Rugovë.

Të dielen me 25.10.2020 grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Liqenat.
- Nisja nga Prishtina: 06:30 nga parkingu prapa Pallatit të rinisë,
- Koha totale e ecjes: 5 orë,
- Lloji i terrenit: Ecje e lehtë,

Çka përfshihet në ofertë:
- Transporti nga Prishtina deri në Rugovë dhe kthimi për në Prishtinë, (Minibus/Autobus)
- Ecja dhe kthimi në Liqenin e Kuqishtes dhe të Drelaj,
- Guida profesionale për ecje malore.

Çmimi: 12 EUR

Veshja e rekomanduar:
- Çizme për bjeshkë (Cokulla) ose Patika për bjeshkë (jo të rrafshta),
- Rroba të lehta (maicë, duks, jakne për shi), syze, kapele,
- Krem për mbrojtje nga dielli,
- Maskë (obligative gjate transportit me autobus).

Çka duhet të merrni me vete:
- Ujë 1.5 litra,
- Ushqim për një ditë (1-2 shujta),
- Fruta të thata, bajame, energy bars, peme etj

Vëmendje:
Për shkak të situatën me pandeminë COVID-19, Ju lutemi merrni maskë me vete, maska është obligative gjatë udhëtimit me autobus.
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Hiking me fëmijë dhe familje tek Liqeni i Shutmanit
Liqeni i Shutmanit është një nga liqenet më të mëdhenj që shtrihet në Malet e Sharrit - Kosovë. Ky margaritar ujor, i cili ndodhet në pjesën jugore të fshatit Brod, duket si një oaz i vendosur në një reliev kodrinor dhe është një terren për ecje shumë i përshtatshëm edhe për fëmijë.
nga: 22.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Mat
Via Ferrata Mat është e gjatë 500 metra dhe shtrihet horizontalisht. Merr kohë rreth 1 orë e gjysmë të kompletohet. Konsiderohet si ``e lehtë`` dhe nuk kërkon eksperiencë paraprake.
nga: 30.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Vrapimi i nëntorit
Vrapimi i nëntorit është garë e vrapimit që organizohet me 28 nëntor 2022.
nga: €
Nuk ka ende vlerësime
Relaksojeni mendjen tuaj dhe sfidojeni vetën duke bërë ngjitje malore në Rugovë
Në Kosovën perëndimore, në parkun kombëtar ``Bjeshkët e Nemuna`` ka shumë liqene malore, njëri prej tyre është Liqenati. Pikërisht mbi fshatin Kuqishtë, Liqenati shtrihet me një lartësi prej 1,970 m. Gjithashtu, është burimi natyror që ndan Kosovën nga Mali i Zi. Pranë liqenit, ju gjithashtu mund të bëni ngjitje në shkëmbinjë. Kur të arrijmë në liqen mund të freskohemi në këtë perlë natyrore të ujit, prandaj merrni me vete një rroba banje dhe peshqirë. Grupi mund të vendosë të vazhdojë në liqenin e dytë ose të pushoj dhe të shijojë natyren e bukur ose të ngjiten në majën e Gurit të Kuq me një lartësi prej 2522 m -maja më e lartë e vargmaleve në Malet e Rugovës.
nga: 22.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet