0
Balkan N` Adventure
Via Ferrata Marimangat
Aventurat - Peja

Via Ferrata Marimangat është e gjatë 1 km dhe merr kohë rreth 3 deri në 4 orë deri në përfundim. Kalon nga ura Tibetiane që është 40 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë. Konsiderohet si ``e vështirë`` dhe sugjerohet të keni eksperiencë paraprake. Cmimi: 60 Euro per nje person; 30 Euro per person per grupet prej 2 personash; 20 Euro per person per grupet prej 3 ose me shume personash.

Via Ferrata është një aktivitet që në shikim të parë duket i rrezikshëm dhe vetëm për më të guxmishmit! Por kjo nuk është plotësisht e vërtetë, andaj ja vlen ta provoni!
Via Ferrata (nga italishtja “rruga e hekurt”) është një metodë e ngjitjes në të cilen personat që ngjiten, kalojnë siper litarëve dhe shkallëve prej celiku, teksa cdo herë janë te siguruar fort në shkëmb. Me ndihmën e pajisjeve dhe guides bëhet e mundur që edhe ata persona te cilet nuk kanë njohuri në teknikën e ngjitjes të provojnë dhe sfidojnë veten e tyre. Vështirësia e tyre ndryshon dhe kjo ngjitje është e përshtatshme për përsona nga mosha 15 vjecare deri në cilëndo moshe që konsideron që është i fortë.
Çmimi për biletë nga: 60.00€
Shto në shportë
Zbritjet për rezervimet grupore:
Çmimi për biletë nga: 30.00€
Blej 2 bileta, kurse 30€ për biletë!
Shto në shportë
Çmimi për biletë nga: 20.00€
Blej 3 bileta, kurse 40€ për biletë!
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Kanioni i Fshehur i Kosovës
Në mëngjes, pas mëngjesit, do të shkoni drejt Junikut për t`u drejtuar për në kanionin e fshehur në rrugët e mallkuara dhe për të filluar ecjen tuaj. Një rrugë sfiduese ju çon nëpër pyje dhe poshtë Kanionit të Junikut që u zbulua vetëm në vitin 2007! Kaloni pjesën tjetër të ditës përmes një kanioni të egër dhe të ngushtë dhe shijoni drekën tuaj në një vend të bukur. Nëse kemi akoma pak kohë dhe energji, do të drejtohemi në një vend shumë të vështirë të arritjes, për një pasdite pushimi dhe noti në syrin blu të Junikut!
nga: 50.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Panorama në Grykën e Lumbardhit - Prizren
Filloje ditën n`shoqni të lindjes së diellit derisa ngjitesh shkëmbinjve të Grykës së Lumbardhit, kur arrin në cak mbushi sytë dhe shpirtin me pamjet e Sharrit Madhështor, e pastaj ec deri në Kalanë e Prizrenit, dhe përfundoje aventurën në Shatërvan duke shiju një çaj apo kafe buzë Urës së Gurit.
nga: 25.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking-Maja e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit
Ngjitje në majen e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit Të shtunen me 28.11.2020 per nder te dites e flamurit kombetar, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Lubotenit, 2498m/lmd, maje kjo e cila ndodhet ne vargmalet e Sharrit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Bjeshket e Istogut
- Të ndëruar, - Klubi,Nomad Kosova, ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare në Livadhet e Istogut ,ditën e Diel më 28.02.2021. - Livadhet e Istogut gjenden në vargmalet e Alpeve Shqiptare ( Bjeshkët e Nemuna ) në Veri - Përendim të Kosovës . - Livadhet e Istogut ofrojnë një pamje magjepëse të Podgurit dhe Rafshit të Dukagjinit si tërësi . -
nga: €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet