0
NOMAD
Hiking - Maja e Oshlakut / Sharr - 11.10.2020
Aventurat - Prizren

Ecja në kurriz të Oshlakut ofron një nga ecjet më panoramike në bjeshkët e Sharrit

Të dielen me 11.10.2020 grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Oshlakut, 2250m lartësi mbidetare.

- Nisja nga Prishtina: 07:00 nga parkingu prapa Pallatit të rinisë,
- Nisja nga Prizreni: 08:00 nga Bazhdarhana,
- Koha totale e ecjes: 5 orë,
- Lloji i terrenit: Ecje e lehtë,
- Gjatësia e shtegut: 12km me 800m ngjitje.

Çka përfshihet në ofertë:
- Transporti nga Prishtina, Prizreni deri në Prevallë dhe kthimi për në Prizren, Prishtinë, (Minibus/Autobus)
- Ecja dhe kthimi në Majën e Oshlakut,
- Guida profesionale për ecje malore.

Veshja e rekomanduar:
- Çizme për bjeshkë (Cokulla) ose Patika për bjeshkë (jo të rrafshta),
- Rroba të lehta (maicë, duks, jakne për shi), syze, kapele,
- Krem për mbrojtje nga dielli,
- Maskë (obligative gjate transportit me autobus).

Çka duhet të merrni me vete:
- Ujë 2 litra (zona nuk është e pasur me burrime uji),
- Ushqim për një ditë (1-2 shujta),
- Fruta të thata, bajame, energy bars, peme etj

Vëmendje:
Për shkak të situatën me pandeminë COVID-19, Ju lutemi merrni maskë me vete, maska është obligative gjatë udhëtimit me autobus.
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Kosova Open 2022
FAI Class 2 Cross Country Paragliding Competition in Sharr Mountains and the great valley of Kosova.
nga: 75.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Marimangat
Via Ferrata Marimangat është e gjatë 1 km dhe merr kohë rreth 3 deri në 4 orë deri në përfundim. Kalon nga ura Tibetiane që është 40 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë. Konsiderohet si ``e vështirë`` dhe sugjerohet të keni eksperiencë paraprake. Cmimi: 60 Euro per nje person; 30 Euro per person per grupet prej 2 personash; 20 Euro per person per grupet prej 3 ose me shume personash.
nga: 60.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Fluturime dyshe me Paragllajd mbi qytetin e Istogut
Eksperiencë e jashtëzakonshme, emocion dhe kujtime të paharrueshme. Zbuloni kaltërsinë e qiellit të hapur ne qytetit e Istogut
nga: 70.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata - Shpellat Binjake
Shpella më tërheqëse Via Ferrata, shpella më e famshme Binjake në Ballkan, me dy korridore me gjatësi hyrje - dalje 70m është vendosur në malet e Istogut - Bajshe, 14km nga qyteti i Istogut. Duhen 30 minuta deri në 1 orë për ta vizituar brenda.
nga: 25.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet