0
Villa Ukaj
Villa Ukaj
Akomodimet rurale - Prizren

Nga data
Deri daten
Persona
Verifiko disponueshmërinë
Kompleksi i Villave Ukaj në lartësi mbidetare mbi 1800m ofron të gjitha kushtet për një pushim dhe eksperiencë të veçntë në bjeshkët e Sharrit, në Kabash.

E përshtatshme për pushimet grupore dhe turistike për adhuruesit e bjeshkëve, pushime familjare dhe grupe familjare!
Kompleksi ofron tre villa, secila me nga tre dhoma gjumi të pajisura mirë, dhomë ndejes me kamin, kuzhinë të pajisur mirë dhe banjo të pajisur me produkte higjienike dhe peshqirë, ku ofrohet qëndrim i rahatshëm dhe komoditet për 25 pushues.

Zbuloni bjeshkët e Sharrit dhe pushtoni majet e këtyre bjeshkëve, Villat ndodhen në udhkryq të shumë shtigjeve për ngjitje malore, prandaj mund të zgjidhni nga ngjitjet e lehta në maje të afërta deri në ngjitjet më tëvështira e profesionale në bjeshkët Sharrit.
Numri minimal i netëve që mund të rezervoni:
2 netë
 
Vlerësimet
(nga 1 vlerësime)
Lokacion i jashtezakonshem, shumë mundesi për ecje dhe aktivitete tjera në natyrë, Villat super komforte dhe të rehatshme :)
28/07/2021, ARDALL CELINA
Produkte të ngjajshme
Gjysmë Maratona Ferizaj 2023
Gjysmë Maratona Ferizaj është një garë e vrapimit, e organizuar nga Ekipi Ferizaj Runners, që do të mbahet në Ferizaj.
nga: 5.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking dhe Kamping në çatin e Kosovës - Maja e Gjeravicës
Të jesh në maje të Kosovës dhe i rrethuar nga pamja mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës mund të sigurojë, mund të duket si një ëndërr, por na besoni, është e vërtetë. Gjeravica është një nga shëtitjet më të bukura në malet e Kosovë; në të njëjtën kohë është maja më e lartë në Kosovë me një lartësi mbidetare (2656m). Gjatë ngjitjes deri në maje, do të hasim shumë liqene akullnajore, liqeni i Gjeravicës është liqeni më i madh dhe qëndron nën maje, reflektimi i majës në liqen jep një pamje madhështore. Origjina e liqenit është nga lumi Erenik, është aq i madh sa aty mund edhe të shijojmë notimin.
nga: 60.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Yoga në park të qytetit 26 Gusht
Yoga është një praktikë e lashtë fizike, mendore dhe shpirtërore që e ka origjinën nga India.Sesionet përfshijnë ushtrimet për frymëmarrjen, meditimin, ushtrime të caktuara fizike (pozicione të trupit që ndryshe quhen asana) të cilat tërheqin dhe tkurrin grupe të caktura të muskujve të trupit.
nga: 5.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Bujtina LOJZA
Bujtina Bujtina LOJZA është një bujtinë e vogël dhe shumë komode në zemër të bjeshkës Roshkodol.
nga: 100.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet