Kamp trajnues për fluturime XC
Aventurat - Bjeshkët e Sharrit
Ky kamp është krijuar për pilotët me pak ose aspak përvojë në fluturime XC, synon të prezantoj pilotët në fluturime Cross Country me paragglajd.
Kampi fillon nga njoftimi i pilotëve me rrymat thermle te ajrit, duke vazhduar me teknikat dhe praktikat më të mira për shfrytëzim të rrymave thermale në kushte dhe relieve të ndryshme, praktikën dhe rregullat e fluturimit në grup, tranzicioni në fluturim, dhe strategjitë për të arritur distancë duke u bazuar në relievin dhe kushtet e motit gjatë fluturimit.
Ky kamp tre ditor përfshin shumë orë fluturimi praktik gjatë ditës, shumë ligjërata teorike, video analiza dhe analiza meteorologjike në kamp pas darkës.
Zona e Prizrenit është e njohur për thermalet e buta deri të ato të moderuara, keshtu duke i lejuar të gjithë pjesëmarrësit të përjetojnë dhe shijojnë fluturimet e tyre të para XC këtu.
Çfarë përfshihet në ofertë:
- Trajnime teorike dhe praktike për fluturim XC,
- Udhëzime për fluturim dhe mentorim,
- Akomodimi në hotel, me mëngjes të përfshirë
- Paketë dreke për pilotët
- Të gjitha nevojat për transport dhe logjistikë
- Shume qejf