0
Butterfly Outdoor Adventure
Hiking me fëmijë dhe familje tek Liqeni i Shutmanit
Aventurat - Bjeshkët e Sharrit

Liqeni i Shutmanit është një nga liqenet më të mëdhenj që shtrihet në Malet e Sharrit - Kosovë. Ky margaritar ujor, i cili ndodhet në pjesën jugore të fshatit Brod, duket si një oaz i vendosur në një reliev kodrinor dhe është një terren për ecje shumë i përshtatshëm edhe për fëmijë.

Çka ofrohet:
Hiking për ju dhe fëmijët tuaj.
Një piknik i bukur pranë liqenit.
Not në liqenin e malit.
Vizita e një bariu i cili do të na tregojë më shumë për jetën në fshat, bagëtinë dhe prodhimin e djathit bio 100%.
Ju mund të shihni Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në të njëjtën kohë.

Çfarë përfshihet në ofertë:
Udhëzues: Udhëzues profesional malor, miqësor dhe anglishtfolës
Transporti nga Prishtina për në fshatin Brod.
Joga në natyrë me një mësues profesionist të Yogës
Çmimi për biletë nga: 22.00€
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Via Ferrata - Shpellat Binjake
Shpella më tërheqëse Via Ferrata, shpella më e famshme Binjake në Ballkan, me dy korridore me gjatësi hyrje - dalje 70m është vendosur në malet e Istogut - Bajshe, 14km nga qyteti i Istogut. Duhen 30 minuta deri në 1 orë për ta vizituar brenda.
nga: 25.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking dhe Kamping në çatin e Kosovës - Maja e Gjeravicës
Të jesh në maje të Kosovës dhe i rrethuar nga pamja mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës mund të sigurojë, mund të duket si një ëndërr, por na besoni, është e vërtetë. Gjeravica është një nga shëtitjet më të bukura në malet e Kosovë; në të njëjtën kohë është maja më e lartë në Kosovë me një lartësi mbidetare (2656m). Gjatë ngjitjes deri në maje, do të hasim shumë liqene akullnajore, liqeni i Gjeravicës është liqeni më i madh dhe qëndron nën maje, reflektimi i majës në liqen jep një pamje madhështore. Origjina e liqenit është nga lumi Erenik, është aq i madh sa aty mund edhe të shijojmë notimin.
nga: 60.00 €
Nuk ka ende vlerësime
High Scardus Ultra
Trail running competition in Sharr mountains
nga: 20.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Paragliding Prizren
Fluturime dyshe me Paragllajd mbi qytetin e Prizrenit
nga: 70.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet