Hiking-Maja e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit Ngjitje në majen e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit
Të shtunen me 28.11.2020 per nder te dites e flamurit kombetar, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Lubotenit, 2498m/lmd, maje kjo e cila ndodhet ne vargmalet e Sharrit.
Via Ferrata Panorama në Grykën e Lumbardhit - Prizren Filloje ditën n`shoqni të lindjes së diellit derisa ngjitesh shkëmbinjve të Grykës së Lumbardhit, kur arrin në cak mbushi sytë dhe shpirtin me pamjet e Sharrit Madhështor, e pastaj ec deri në Kalanë e Prizrenit, dhe përfundoje aventurën në Shatërvan duke shiju një çaj apo kafe buzë Urës së Gurit.
Bjeshket e Istogut - Të ndëruar,
- Klubi,Nomad Kosova, ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare në Livadhet e Istogut ,ditën e Diel më 28.02.2021.
- Livadhet e Istogut gjenden në vargmalet e Alpeve Shqiptare ( Bjeshkët e Nemuna ) në Veri - Përendim të Kosovës .
- Livadhet e Istogut ofrojnë një pamje magjepëse të Podgurit dhe Rafshit të Dukagjinit si tërësi .
-
Hiking dhe Kamping në çatin e Kosovës - Maja e Gjeravicës Të jesh në maje të Kosovës dhe i rrethuar nga pamja mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës mund të sigurojë, mund të duket si një ëndërr, por na besoni, është e vërtetë. Gjeravica është një nga shëtitjet më të bukura në malet e Kosovë; në të njëjtën kohë është maja më e lartë në Kosovë me një lartësi mbidetare (2656m). Gjatë ngjitjes deri në maje, do të hasim shumë liqene akullnajore, liqeni i Gjeravicës është liqeni më i madh dhe qëndron nën maje, reflektimi i majës në liqen jep një pamje madhështore. Origjina e liqenit është nga lumi Erenik, është aq i madh sa aty mund edhe të shijojmë notimin.