0
Klubi Alpin Podguri
Via Ferrata - Shpellat Binjake
Aventurat - Istog

Shpella më tërheqëse Via Ferrata, shpella më e famshme Binjake në Ballkan, me dy korridore me gjatësi hyrje - dalje 70m është vendosur në malet e Istogut - Bajshe, 14km nga qyteti i Istogut. Duhen 30 minuta deri në 1 orë për ta vizituar brenda.

Çka ofrohet:
Përjetoni lëshimin në Via FERRATA Shpellat Binjake, ne do jemi aty për t`ju ofruar përjetimin e adrenalinës dhe freskinë e shpellave në këto ditë vape ku në fundin e shpellave qëndron bora dhe akulli i cili nuk shkrihet gjatë gjithë vitit.

Çka përfshihet në ofertë:
- Transporti nga qyteti i Istogut deri tek shpellat
- Instruksionet dhe përgatitja për lëshim në shpella
- Foto dhe Video nga aventura juaj

Guida dhe Pajisjet për Via Ferrata janë të siguruara nga Klubi Alpin Podguri.
Numri minimal i biletave që mund të rezervoni:
4 bileta
Çmimi për biletë nga: 25.00€
Shto në shportë
Zbritjet për rezervimet grupore:
Çmimi për biletë nga: 20.00€
Blej 6 bileta, kurse 5€ për biletë!
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Hiking dhe Kamping në çatin e Kosovës - Maja e Gjeravicës
Të jesh në maje të Kosovës dhe i rrethuar nga pamja mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës mund të sigurojë, mund të duket si një ëndërr, por na besoni, është e vërtetë. Gjeravica është një nga shëtitjet më të bukura në malet e Kosovë; në të njëjtën kohë është maja më e lartë në Kosovë me një lartësi mbidetare (2656m). Gjatë ngjitjes deri në maje, do të hasim shumë liqene akullnajore, liqeni i Gjeravicës është liqeni më i madh dhe qëndron nën maje, reflektimi i majës në liqen jep një pamje madhështore. Origjina e liqenit është nga lumi Erenik, është aq i madh sa aty mund edhe të shijojmë notimin.
nga: 60.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Jeta është më e mirë në një biçikletë malore
Të gjitha aktivitetet dhe aventurat me biçikleta malore mund t`i përjetoni brenda 3 ditëve në malet magjepse Mokna ``Bukuroshja e Ballkanit`` – Istog. Mënyra më e mirë për të përjetuar madhështinë e shtigjeve malore!
nga: 30.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Weekend në Kosovë
Aventurë dhe kujtime të veçanta në Via Ferrata fundjavën tuaj në Kosovë. Shijoni dhe përjetoni aventurën në Pejë, Deçan dhe Prizren!
nga: 95.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Vrapimi i nëntorit
Vrapimi i nëntorit është garë e vrapimit që organizohet me 28 nëntor 2021.
nga: 8.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet