Hiking Qafa e Valbonës - 20.09.2020
				
				Adventures - Valbonë / Theth
				Përjetoni bukuritë magjepse të luginës së Valbonës.
				
Të dielen me 20.09.2020 grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Qafën e Valbonës 1850m.
- Nisja nga Prishtina: 05:30 nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë, 
- Nisja nga Prizreni: 06:30 nga rrethi te Pojata,
- Koha totale e ecjes: 6 orë, 
- Lloji i terrenit: Ecje me vështërsi mesatare, 
- Gjatësia e shtegut: 14km me 810m ngjitje. 
Çka përfshihet në ofertë: 
- Transporti nga Prishtina, Prizreni deri në Valbonë dhe kthimi për në Prizren, Prishtinë, 
- Ecja dhe kthimi për në qafën e Valbonës, 
- Guida profesionale për ecje malore.
Veshja e rekomanduar: 
- Çizme për bjeshkë (Cokulla) ose Patika për bjeshkë (jo të rrafshta), 
- Rroba të lehta (maicë, duks, jakne për shi), syze, kapele,
- Krem për mbrojtje nga dielli,
- Maskë (obligative gjate transportit me autobus). 
Çka duhet të merrni me vete:
- Ujë 1 litër (zona është e pasur me burrime uji),
- Ushqim për një ditë (2-3 shujta),
- Fruta të thata, bajame, energy bars, peme etj