0
Butterfly Outdoor Adventure
Hiking dhe Kamping në çatin e Kosovës - Maja e Gjeravicës
Aventurat - Bjeshkët e Nemuna

Të jesh në maje të Kosovës dhe i rrethuar nga pamja mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës mund të sigurojë, mund të duket si një ëndërr, por na besoni, është e vërtetë. Gjeravica është një nga shëtitjet më të bukura në malet e Kosovë; në të njëjtën kohë është maja më e lartë në Kosovë me një lartësi mbidetare (2656m). Gjatë ngjitjes deri në maje, do të hasim shumë liqene akullnajore, liqeni i Gjeravicës është liqeni më i madh dhe qëndron nën maje, reflektimi i majës në liqen jep një pamje madhështore. Origjina e liqenit është nga lumi Erenik, është aq i madh sa aty mund edhe të shijojmë notimin.

Çfarë ofrohet:
Një shëtitje mesatarisht e vështirë, e preferuar për tu ngjitur edhe nga fillestarët.
Malet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës të gjitha në një kohë.
Mikëpritja e vendasve në fillim të ecjes, ku mund të shijojmë një drekë tradicionale me flija dhe një kafe turke.
Kamping buzë liqenit akullnajor poshtë majës së Gjeravicës.
Not në liqenin malor më të ftohtë të Kosovës - Liqeni i Gjeravicës.
Çfarë përfshihet në ofertë:
Udhëzues: Udhëzues profesional malor, miqësor dhe anglishtfolës
Transporti nga Prishtina në Junik dhe më pas transporti 4x4 nga Juniku në pikën fillestare të ecjes.
Paisjet e kampingut: Janë siguruar të gjitha pajisjet e nevojshme për kamping (duhet të barten nga vetë ju)
Gatimi i një darke në natyrë së bashku
Joga në natyrë me një mësues profesionist të Yogës.
Numri minimal i biletave që mund të rezervoni:
4 bileta
Çmimi për biletë nga: 60.00€
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Hiking-Maja e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit
Ngjitje në majen e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit Të shtunen me 28.11.2020 per nder te dites e flamurit kombetar, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Lubotenit, 2498m/lmd, maje kjo e cila ndodhet ne vargmalet e Sharrit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Prishtina Trails 2020
Prishtina Trails është garë e vrapimit malor që organizohet nga X-Trailers me 22 nëntor 2020
nga: 7.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking Qafa e Valbonës - 20.09.2020
Përjetoni bukuritë magjepse të luginës së Valbonës.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Marimangat
Via Ferrata Marimangat është e gjatë 1 km dhe merr kohë rreth 3 deri në 4 orë deri në përfundim. Kalon nga ura Tibetiane që është 40 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë. Konsiderohet si ``e vështirë`` dhe sugjerohet të keni eksperiencë paraprake. Cmimi: 60 Euro per nje person; 30 Euro per person per grupet prej 2 personash; 20 Euro per person per grupet prej 3 ose me shume personash.
nga: 60.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet