0
Butterfly Outdoor Adventure
Hiking dhe Joga në Majën e Skarpës
Aventurat - Bjeshkët e Sharrit

Një aventurë dimëror diku në male me dëborë është ajo çka na duhet. Bashkohuni me ne për shëtitje dhe yoga në Skarpa Peak. Maja Skarpës ndodhet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e vargmaleve të Sharrit, ka një terren mesatarisht të vështire dhe në lartësi mbidetare 2476m. Gjatë rrugës për në majë do të keni mundësi të shihni, ``Vertopi`` ``Maja e Zeze``, Liqeni i Karanikolles ``, dhe të gjitha majat e ``via Dinarica``.

Kjo aventurë dy ditore fillon të Shtunën, nisemi nga Prishtina në 08:00 të mëngjesit dhe vozisim në drejtim të Prizrenit. Ne vozisim për rreth një orë në Prizren ku mund të ndalemi për një kafe. Pas kësaj, ne do të vazhdojmë edhe një orë deri në fshatin Zaplluxhe në bujtinën tonë ‘N’bjeshke’. Pasi të vendosim gjërat tona në dhoma, ne do të fillojmë me sesionin e parë të jogas, pas kësaj, do të pushojmë dhe do të shijojmë fshatrat përreth duke ecur për dy orë. Para se darkës e cila do të jetë e përfshirë , ne do të kemi një sesion tjetër të jogas dhe pastaj do të hamë darkë.
Të dielën në mëngjes pasi kemi ngrënë mëngjesin në bujtinën tonë, ne do të fillojmë ecjen tonë në Skarpa Peak. Pamja nga maja Skarpa ështëshumë e bukur por perëndimi i diellit është qershia mbi tortë. Edhe pse ne inkurajojmë alpinistët të shijojnë momentin, në këtë rast, ne rekomandojmë që të merrni kamerat tuaja për foto spektakolare. Pas pushtimit të majës, udhëtimi ynë do të marrë fund dhe ne do të kthehemi përsëri në Prishtinë.
Çmimi për biletë nga: 79.00€
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Via Ferrata Shpellat
Via Ferrata Shpellat është e gjatë 500 metra, merr kohë rreth 2 orë e gjysmë deri në 3 orë të kompletohet. Kalon përgjatë 8 shpellave, që është arsyeja kryesore e këtij emërtimi. Konsiderohet si ``e vështirë``.
nga: 40.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Paragliding Peja
Fluturime dyshe me Paragllajd në Pejë
nga: 70.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ngjitje në majën e Koretnikut
Të diellën me 20.12.2020, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Koretnikut, 2395m/lmd, maje kjo e cila ndodhet në anën jug perndimore të Kosovës, medis qyteteve të Kukësit dhe Prizrenit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Gjakova Trail Running 21K
Gjakova Trail Running 21K
nga: 10.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet