Prishtina Trails është garë e vrapimit malor që organizohet nga X-Trailers me 10 tetor 2021
Edicioni i tretë i Prishtina Trails mbahet me 10 tetor 2021. Këtë vit gara organizohet në tri diciplina: 20k, 50k, dhe 100k. Vrapuesit do të nisin dhe përfundojnë garën në Gërmi, në Prishtinë. Informatat e detajuara i gjeni në kanalet online të Prishtina Trails (www.prishtinatrails.com) dhe në media sociale. Pas regjistrimit tuaj në KosovaPass, do të pranoni të gjitha informatat dhe udhëzimet e duhura nga organizatorët e garës. Numri i vrapuesve është i kufizuar. #Vrapopërmendjentane
Share this product:
Lista e pjesëmarrësve:
Vlerësimet
(nga 23 vlerësime)
Pershendetje. Organizimi ka qene shume shume i mire. Kurse arsyeja pse po ua jap kater yje eshte shkaku i medales shume te dobet ne dizajn dhe material.
28/10/2021, Dorlir Kraja
Ka qenë një wxperiencë e mirë
25/10/2021, Sabri Gashi
Organizimi super, vetem kam prite foto ma te mira!
25/10/2021, Dren Ibrahimi
Super eksperience!
25/10/2021, FISNIK LLUGALIU
Ishte hera pare personalisht, organizimi ne nivel, kenaqesi me qen pjese e ketij eventi.
25/10/2021, Blerim Haliti
+
09/12/2020, Ardian Veliu
E mrekullueshme!
31/10/2021, Adriana Kabashi
Prishtina Trails ishte gara ime e parë me 20 km. Ishte sa sfiduese (sepse kushtet atmosferike i kam menduar si pengesë para se ta filloja vrapin) por aq edhe kënaqësi e pafundme (sepse kur e kryen garën e kupton që gjithcka ka qenë në nivel dhe është dashur ta menaxhosh veç vetëveten e jo rrethanat tjera.).
Më ka pëlqyer pozitiviteti dhe përkrahja e vullnetarëve të çdo CP si dhe kujdesi që kanë treguar ndaj nesh. Mendoj që në çdo garë, një pikë që duhet të jetë më e fortë nga të gjitha, janë njerëzit në rolin e vulletarëve sepse ta bëjë garën më interesante dhe më pak të lodhshme.
25/10/2021, Liridona Shehu
E mrekullueshme
25/10/2021, Lulzim Ahmeti
Great organization, friendly faces everywhere. Enough refreshment stations.
25/10/2021, Metodi Chilimanov
Organizim i hatashëm!
25/10/2021, Fatos Vllahinja
Gare shume e mire perjashtimisht qe konkurenca ishte jo e madhe dihet shkaku i pandemis shtegu i mire pa ndonje rrezik te madhe per ndonje lendim gjate vrapimit kishte pika te mjaftushme furnizimi edhe orjentimi ne shteg ishte ne nivelin e duhur organizimi ishte kësaj here perfekt uroj qe edhe herave tjera te jeni keshtu ne nivelin e till te oraganizimit .
Per mu veqanerisht ishte vrapim i organizuar fort mire .
Prandaj ju uroj per organizimin e gares edhe shpresoj ta beni vjetore te njejten .
Shihemi ne garat tjera te organizuara nga ju.
Me respekt.
29/10/2021, Naim Foniqi
JU LUMTEEE!!!!!
25/10/2021, Rita Zeqiri
Great run, great organization, and great people!
25/10/2021, Roland Bartetzko
Produkte të ngjajshme
Hiking me fëmijë dhe familje tek Liqeni i Shutmanit Liqeni i Shutmanit është një nga liqenet më të mëdhenj që shtrihet në Malet e Sharrit - Kosovë. Ky margaritar ujor, i cili ndodhet në pjesën jugore të fshatit Brod, duket si një oaz i vendosur në një reliev kodrinor dhe është një terren për ecje shumë i përshtatshëm edhe për fëmijë.
Via Ferrata Shpellat Via Ferrata Shpellat është e gjatë 500 metra, merr kohë rreth 2 orë e gjysmë deri në 3 orë të kompletohet. Kalon përgjatë 8 shpellave, që është arsyeja kryesore e këtij emërtimi. Konsiderohet si ``e vështirë``.