0
Paragliding Kosova
Paragliding Prizren
Aventurat - Prizren

Fluturime dyshe me Paragllajd mbi qytetin e Prizrenit

Eksperiencë e jashtëzakonshme, emocion dhe kujtime të paharrueshme nga Prizreni. Perjetoni fluturimin e lirë mbi qytetin e bukur të Prizrenit.

Çka ofrohet:
- Aventurë dhe përjetim i fluturimit të lirë
- Adrenalinë dhe shumë kënaqësi
- Pamje të paharrueshme të qytetit të Prizrenit nga ajri

Çka përfshihet në ofrtë:
- Transporti nga qyteti i Prizrenit deri në pistën e fluturimeve
- Instruksionet dhe përgaditja për fluturim
- Fluturimi dysh mbi Prizren
- Video nga eksperienca juaj

Të gjitha fluturimet ofrohen nga pilotët profesionist të ``Paragliding Kosova`` të licensuar ndërkombëtarisht nga APPI.
Çmimi për biletë nga: 80.00€
Shto në shportë
 
Vlerësimet
(nga 12 vlerësime)
Ishte një përvojë e mahnitshme! Mezi pres ta provoj përsëri. E rekomandoj shumë për të gjithë ju që i doni sportet ekstreme dhe adrenalina.
20/05/2021, Sara .
Super eskperience! Stafu super profesional dhe i sjellshem. E rekomandoj maksimalisht
12/06/2021, Agron Morina
Cdo gje ne vendin e duhur ne kohen e duhur me njerezit e duhur. Kur nje pune behet me pasion e dashuri atehere ajo quhet mrekulli dhe stafi ishin po ata qe nuk i prituan punes se tyre dhe e bene me plot dashuri. Faleminderit.
23/06/2021, Aid Musliu
Nje prej eksperiencave me te bukura ne jete!
12/07/2021, Kreshnik Berisha
Une jam person qe dua ta sfidoj veten me aventura te reja dhe paragliding ishte zgjedhja e duhur per nje aventure te radhes. Ndjenja dhe adrenalina qe perjeton eshte e jashtezakonshme, ta shohesh vendin tend nga nje kend tjeter te shton dashurine per shtepine tone, planetin Toke. Nese deshironi ti perjetoni bukurite e Kosoves ne nje forme tjeter atehere ejani dhe perjetojeni permes Paragliding bashke me ekipin fantastik dhe profesional te Paragliding Kosova, te cilet ua bejne rrugetimin edhe me te lehte e te bukur! Une e shijova ne maksimum, po ti?
12/07/2021, Blearta Ukëhaxhaj
Produkte të ngjajshme
Hiking Qafa e Valbonës - 20.09.2020
Përjetoni bukuritë magjepse të luginës së Valbonës.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Downhill Bike Trail 04
Shteg bicikletash me gjatesi rreth 10km i ndarë në 4 leshime në sektore të ndryshëm
nga: 35.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Prishtina Trails 2023
Regjistrimi për edicionin e 5-të është mbyllur. Të gjitha vendet janë plotësuar. Suksese!
nga: 13.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Relaksojeni mendjen tuaj dhe sfidojeni vetën duke bërë ngjitje malore në Rugovë
Në Kosovën perëndimore, në parkun kombëtar ``Bjeshkët e Nemuna`` ka shumë liqene malore, njëri prej tyre është Liqenati. Pikërisht mbi fshatin Kuqishtë, Liqenati shtrihet me një lartësi prej 1,970 m. Gjithashtu, është burimi natyror që ndan Kosovën nga Mali i Zi. Pranë liqenit, ju gjithashtu mund të bëni ngjitje në shkëmbinjë. Kur të arrijmë në liqen mund të freskohemi në këtë perlë natyrore të ujit, prandaj merrni me vete një rroba banje dhe peshqirë. Grupi mund të vendosë të vazhdojë në liqenin e dytë ose të pushoj dhe të shijojë natyren e bukur ose të ngjiten në majën e Gurit të Kuq me një lartësi prej 2522 m -maja më e lartë e vargmaleve në Malet e Rugovës.
nga: 22.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet