0
Kosovo Rocks
Via Ferrata Panorama
Aventurat - Prizren

Via Ferrata ``Panorama`` Prizren, ndodhet në grykën e Lumbardhit të Prizrenit

Ngjitja e këtij shtegu të hekurt do t`ju ofroj kënaqësi, adrenalinë dhe padyshim pamje spektakulare të grykës dhe maleve të Sharrit.
Shtegu fillon nga ura Tibetiane që kalon mbi lumbardh, ky shteg ka një gjatësi rreth 500m. Afërsisht merr rreth 2 orë kohë për të përfunduar shtegun, duke përfshirë edhe ecjen e zbritjes deri në kthim. Konsiderohet të jetë shteg me vështirësi mesatare.

Çfarë përfshihet në ofertë:
- Transporti nga qyteti i Prizrenit deri tek lokacioni i Via Ferrata Panorama,
- Instruksionet dhe përgatitja për ngjitje të shtegut,
- Foto nga aventura juaj gjatë ngjitjes së shtegut të hekurt.

Guida dhe pajisjet për Via Ferrata sigurohen nga Kosovo Rocks, ju duhet të keni veshje sportive dhe atlete ose këpucë për hiking.

Via Ferrata Panorama është ndërtuar dhe mirëmbahet me shumë dashuri nga Shoqata e Bjeshkatarëve Sharri!
Çmimi për biletë nga: 20.00€
Shto në shportë
 
Vlerësimet
(nga 2 vlerësime)
Fantastike
13/06/2021, Gezim Avdiu
Mire shume, por do të doja të ishte edhe më sfidues
08/06/2021, Arber Kabashi
Produkte të ngjajshme
Leqni i Jazhincës / Sharr
Përjetoni bukuritë e liqenit të jashtëzakonshëm të Jazhinces në Bjeshkët e Sharrit.
nga: 20.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Kosova Open 2022
FAI Class 2 Cross Country Paragliding Competition in Sharr Mountains and the great valley of Kosova.
nga: 75.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking - Liqeni i Shutmanit / Maja e Rudokes - 3.10.2020
Përjetoni bukuritë e liqenit të Shutmanit dhe ngjituni në majën e Rudokës (Maja e Njerit).
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking dhe Joga në Majën e Skarpës
Një aventurë dimëror diku në male me dëborë është ajo çka na duhet. Bashkohuni me ne për shëtitje dhe yoga në Skarpa Peak. Maja Skarpës ndodhet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e vargmaleve të Sharrit, ka një terren mesatarisht të vështire dhe në lartësi mbidetare 2476m. Gjatë rrugës për në majë do të keni mundësi të shihni, ``Vertopi`` ``Maja e Zeze``, Liqeni i Karanikolles ``, dhe të gjitha majat e ``via Dinarica``.
nga: 79.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet